Çdo informacion në lidhje me QSHA dhe aktivitetin e saj ju e gjeni të përshkruar në programin e transparencës. Nëse ju nuk keni gjetur informacionin e kërkuar, mund të na kontaktoni në 4 forma komunikimi (në QSHA, elektronike, postare, telefon).
Koordinatori për të drejtën e informimit: Z. Agim Alia:
- Email: agim.alia@qsha.gov.al
- Tel: +355 4 2419257
- Adresa: Bulevardi "Zhan D'Ark", Nr. 23, Tiranë
- Orari: E Hënë - E Enjte 08:00 – 16.30
E Premte 08.00 - 14:00
Kërkesa për informim në QSHA dhe procedura e përgjigjeve:
- 1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve,
të parashikuar në nenin 8 të LDI.
- 2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim
(në rast se aplikimi kryhet në QSHA ose në rrugë elektronike).
- 3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.
- 4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
- a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
- b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
- c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
- ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
- d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
- 5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.
- 6. Në rast se kërkohet informacion në rrugë postare, duhet te plotësoni formatin e miratuar në Urdhrin nr.14, të Komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, datë 22.01.2015, “Për miratimin e programit
model të transparencës”
(shkarko kërkesën).
- 7. Në qoftë se kërkesa e paraqitur në QSHA nuk është sipas formatit, në çdo rast do të kërkohet riformulimi i saj në përputhje me parashikimet e pikave 1-6.